Nis komisioni i “Territoriales”, PD mungon, të vetmit opozitarë ishin Vangjel Dule dhe Edmond Haxhinasto

Nis komisioni i “Territoriales”, PD mungon, të vetmit opozitarë ishin Vangjel Dule dhe Edmond Haxhinasto

Komisioni i posaçëm i reformës territoriale nisi zyrtarisht punën në Kuvend. Pjesëmarrja e plotë e anëtarësisë nga mazhoranca nuk u reflektua e njëjtë nga krahu tjetër teksa në mbledhje u paraqitën vetëm dy opozitarë, Vangjel Dule dhe Edmond Haxhinasto. Megjithatë bashkëkryetari Arbjan Mazniku dha direktivat kryesore ku do të bazohen diskutimet për ndryshimet në ligj. “Elementet që do të ndryshojmë ndikojnë në funksionimin e pushtetit lokal, kështu që na duhet ndërveprim mes bashkësisë vendore dhe asaj qeveritare. Duhet t’i kemi ndryshimet gati në mënyrë që institucionet tona të jenë të përgatitura në momentin që do të bëhemi pjesë e BE-së. Shpresoj që të jetë proces transparent dhe bashkëpunues”, tha Mazniku. Ndërkaq, dy përfaqësuesit e opozitës kërkuan që para se të nisin diskutimet për reformën, të...