Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Shkelje e rëndë”/ Berisha u përjashtua 10 ditë nga Kuvendi, reagon Gazment Bardhi: Veprim arbitrar
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të mazhorancës për të përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit Kryetarin e PD, Sali Berisha. Bardhi e ka cilësuar këtë si një akt të paprecedent, antikushtetues dhe politikisht të motivuar. “Përjashtimi i paligjshëm i Kryetarit të Opozitës nga punimet e Kuvendit është një akt i paprecedent dhe një regres i madh në funksionimin normal të Kuvendit”, deklaron Bardhi në reagimin e tij. Bardhi shprehet se Berisha nuk ka kryer asnjë shkelje të Rregullores, ndërsa përjashtimi i tij është bërë vetëm sepse “ka shprehur lirisht, jashtë sallës së Kuvendit, mendimin e tij mbi një projektligj të kundërshtuar nga pjesa dërrmuese e shoqërisë”. Reagimi i plotë: Mazhoranca socialiste, po provon cdo ditë...