Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Borxhi publik në nivele minimale/ Ministri Malaj: Synohet të arrijë në nivelin 53.6% vitin e ardhshëm
Shqipëria rezulton se është një ndër vendet që ka ulur më shumë nivelin e borxhit publik në rajon. Në komisionin e Ekonomisë ku janë diskutuar shpenzimet dhe të ardhurat për vitin e ardhshëm. Ministri i financave theksoi se niveli i borxhit publik është ulur me gati 16 pikë në një dekadë duke synuar të arrijë në 53.6% në fund të 2026. Po ashtu sipas ministrit edhe borxhi për frymë ka pësuar ulje. Ekonomia shqiptarë parashikohet të ketë një rritje të qëndrueshme me rreth 4 %. Sipas ministrit efekti total i paketës fiskale i cili parashikon falje të detyrimeve për vitin 2026 do të jetë rreth 2.2 mld lekë.