Burimi:
Fieriweb.com
Foto © Fieriweb.com
Fier, sërish “remont elektrik në Kafaraj” – qytetarët pa ujë prej mëngjesit, njoftimi i UKF vjen vetëm në orën 14:00
Qytetarët e Fierit janë përballur sërish sot me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, që ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa njoftimi zyrtar nga Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Fier sh.a ka mbërritur vetëm pasdite, rreth orës 14:00.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Në komunikatën e publikuar, UKF bën me dije se shkaku i kufizimit të furnizimit është një “remont elektrik në nënstacionin e OSHEE Kafaraj”, duke theksuar se ndërprerja do të zgjasë deri në orën 17:00. Reklama në FieriWeb - “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ” Situata ka shkaktuar irritim tek qytetarët, të cilët shprehen të lodhur nga përsëritja e së njëjtës arsye, që tashmë është kthyer në një shprehje të njohur: “remont elektrik në Kafaraj”.Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”...