Berisha: Diktatura e Tiranës është më e rrezikshmja në planet sepse ka fuqinë e drogës

Berisha: Diktatura e Tiranës është më e rrezikshmja në planet sepse ka fuqinë e drogës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria po jeton nën një diktaturë autoritare të rrezikshme, të mbështetur mbi fuqinë e drogës dhe paratë e krimit. Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi regjimin aktual si “diktaturën më të rrezikshme në planet”, duke theksuar se ndryshe nga regjimet e tjera autoritare, “diktatura e Tiranës ka në dorë pasurinë dhe ndikimin që vjen nga trafiku i drogës”. Sipas liderit të opozitës, “vetëm një person i lidhur me qeverinë, Franç Çopja, ka tregtuar 28 ton kokainë në një vit, duke përfituar miliarda euro që përdoren për blerje votash dhe kapjen e institucioneve”. Berisha tha se qeveria Rama se po përdor “narkoeuron” për të manipuluar tregun financiar, duke shkaktuar falimentimin e biznesit të ndershëm dhe varfërimin...