Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Qendra Multifunksionale e Vjosës, Rama: Një dritare e re drejt lumit të fundit të egër në Europë
Në Tepelenë po merr formë një nga projektet më të veçanta mjedisore dhe turistike në vend, Qendra Multifunksionale e Parkut Kombëtar të Vjosës, një hapësirë që, sipas kryeministrit Edi Rama, do të shndërrohet në “dritaren natyrore drejt lumit të fundit të egër në Europë”. Rama ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku shprehet se ky projekt synon të ndërthurë shkencën, edukimin dhe turizmin e qëndrueshëm. “Në Tepelenë, po merr formë Qendra Multifunksionale e Parkut Kombëtar të Vjosës, një hapësirë e veçantë që do të kthehet në dritare natyrore drejt lumit të fundit të egër në Europë. Kjo qendër do të përfshijë ambiente për studiuesit dhe laboratorë kërkimorë, një muze natyror me informacion shkencor mbi biodiversitetin e Vjosës, hapësira rekreative për turistët dhe zona edukative...