“Duhet ndryshim rrënjësor”/ Dështimi në zgjedhjet e pjesshme, Alimehmeti kritikon PD: Strukturat çalojnë…

“Duhet ndryshim rrënjësor”/ Dështimi në zgjedhjet e pjesshme, Alimehmeti kritikon PD: Strukturat çalojnë…

Pas dështimit të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale, ka reaguar Ilir Alimehmeti i cili ka shprehur kritika. Në një reagim në rrjete sociale, Alimehmeti thotë se pjesëmarrja e ulët në votim ishte një mesazh ndër të tjera edhe për PD-në. Ai vë theksin te organizimi i strukturave drejtuese të partisë, që sipas tij, çalon shumë dhe për t’u ofruar qytetarëve atë që ata presin, duhet që të bëhet një “ndryshim rrënjësor” brenda partisë. “Përballë korrupsionit kokë e këmbë të qeverisë, duhet vendosur riorganizimi kokë e këmbë i Partisë Demokratike. Mospjesëmarrja masive në zgjedhjet e 9 nëntorit, sidomos në bashkitë e mëdha të jugut, ishte mesazhi i fortë qytetar kundër qeverisjes korruptive por njëkohësisht edhe mesazh për opozitën dhe Partinë Demokratike. Duke i dhënë çdo...