Balla/ Korridori VIII, arritje strategjike për Shqipërinë dhe rajonin

Balla/ Korridori VIII, arritje strategjike për Shqipërinë dhe rajonin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Europiane dhe Politikën e Jashtme, theksoi rëndësinë strategjike të projektit të Korridorit VIII, duke e cilësuar atë si një nga arritjet më të mëdha infrastrukturore dhe gjeopolitike të dekadave të fundit për Shqipërinë. Balla kujtoi se Komisioni ka pasur një traditë të mirë bashkëpunimi për këtë projekt që nga vitet 2001–2005, kur deputetë nga qarqe të ndryshme të vendit mbështetën nismat për zhvillimin e këtij korridori, që lidh Porto Romanon me Varnën. Ai u shpreh se tashmë “jemi në fazën e konkretizimit të ëndrrës së shumë brezave, duke i dhënë jetë një korridori me rëndësi të madhe ekonomike, tregtare dhe ushtarake për vendin dhe rajonin”. “Lidhja...