Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Pas bojkotit të djeshëm, PD rikthehet në komisione, Kaso: Na është ngushtuar hapësira parlamentare
Një ditë pasi bojkotoi të gjitha punimet në komisionet parlamentare, opozita iu është rikthyer punimeve duke iu bashkuar komisioneve. Ligjvënësi demokrat, Ivi Kaso tha sot se opozita është hasur me një ngushtim të hapësirave parlamentare dhe të debatit. Në fjalën e tij gjatë Komisionit për Nismat Qytetare, Kaso u shpreh se arena e debatit është thuajse e mbyllur dhe ekziston sa për formalitet. Kaso theksoi po humbet edhe rëndësia e Kuvendit si institucion. “Doja të ngrija shqetësimin e madh që kemi ne si opozitë, për ngushtimin e hapësirave parlamentare dhe mbylljen e hapësirës së debatit. Kjo është çështje kardinale që duhet të shqetësojnë Kuvendin dhe arenën e debatit, për fat të keq në një ushrim krejt formal që i humbet rëndësinë Kuvendit. Shumë nga kolegët...