Noka–ministres Koçiu: Drejtuesit e policisë i shërbejnë karteleve të drogës në Shqipëri

Noka–ministres Koçiu: Drejtuesit e policisë i shërbejnë karteleve të drogës në Shqipëri

Në komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku raportoi ministrja Albana Koçiu, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka marrë fjalën duke ngritur akuza të rënda për Policinë e Shtetit dhe lidhjeve të supozuara me kartelet kriminale. “Drithëruese. Janë bërë përparime, po zonjë, sepse nga banda kriminale tani janë institucionalizuar kartele, dhe Shqipëria është i vetmi vend që konsiderohet narkoshtet në Europë. Ska nevojë për analiza, se dallon qartë sa është kontributi i Policisë së Shtetit në këtë sektor. Ne kemi një narkopolici. Jemi i vetmi vend ku drejtorin dhe nëndrejtorin e Policisë së Shtetit nuk i ka caktuar ligji; jemi i vetmi vend që drejtorët e Policisë i përcaktojnë kartelet. Ilir Proda është emërtesë e Suel Celës. Neritan Nallbati, nëndrejtori i krimit...