Mbledhja dy qeverive Shqipëri-Itali në “Villa Pamphili”, mediat fqinje: Projektet që krenohen Rama e Meloni

Mbledhja dy qeverive Shqipëri-Itali në “Villa Pamphili”, mediat fqinje: Projektet që krenohen Rama e Meloni

Gazeta italiane “Formiche” ka zbuluar detaje nga mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Itali, e cila do të mbahet të enjten e ardhshme në Romë. Do të jetë mbledhja e parë midis dy vendeve. Italia historikisht ka qenë ndër vendet evropiane më të afërta me Shqipërinë, megjithatë një samit qeveritar nuk është mbajtur kurrë midis dy shteteve. Më 13 nëntor, Edi Rama dhe Giorgia Meloni “do ta përmbysin këtë trend” kur të takohen në Villa Pamphili, vendi tradicional italian për takime dypalëshe. Sipas “Formiche”, ky takim i shton një dimension të rëndësishëm politikës së jashtme të Romës, me një këndvështrim drejt Ballkanit dhe Mesdheut. “Tirana është në listën e pritjes për anëtarësim në BE dhe po bën hapa të rëndësishëm për të mbushur boshllëqet strukturore. Për më...