“U provokua”, banorët e Çërravës protestojnë për arrestimin e bashkëfshatarit të tyre, kërkojnë lirimin e tij

“U provokua”, banorët e Çërravës protestojnë për arrestimin e bashkëfshatarit të tyre, kërkojnë lirimin e tij

Banorët e fshatit Çërravë, Pogradec, janë ngritur sërish sot në protestë, pas arrestimit të bashkëfshatarit të tyre, Kevi Muçllari, i cili u ndalua një ditë më parë nga policia me akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”. Protestuesit kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Muçllarit, duke deklaruar se ai është provokuar dhe se në fakt ka qenë këshilltari Ëngjëll Shyti ai që e ka goditur i pari. Përveç kërkesës për lirimin e Muçllarit, banorët vijojnë protestën kundër vendimit të miratuar një ditë më parë në mbledhjen e këshillit bashkiak, të cilin e konsiderojnë të padrejtë dhe në dëm të komunitetit të tyre. Top Channel