Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Për ju Belinda Balluku është histori suksesi”/ Shehaj ironizon maxhorancën: I vendos tenderat në zyrën e saj
Kreu i Mundësia, Agron Shehaj, ka ironizuar maxhorancën duke theksuar se për këta të fundit zv.kryeministrja Belinda Balluku është histori suksesi. “Nëse për ju sukses është që të vidhen paratë që duhet të shkojnë tek qytetarët shqiptarë. E gjithë qeverisja e PS ka qenë një histori e jashtëzakonshme suksesi. Treguesit kryesorë janë hetimet e SPAK-ut. Përditë në këndvështrimin tuaj Belinda Balluku është ministre jashtëzakonisht e suksesshme. Sepse tenderat i vendos në zyrën e saj me drejtorët e saj në zyrë. Dhe i vidhen miliona euro. Si mund të vini këtu dhe të thoni që është histori suksesi kur 33 milionë euro vidhen.” tha Shehaj.