Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Thirrja ndaj presidentit Begaj, Pano: Mos e dekreto ligjin që po shkatërron familjen shqiptare
Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës i ka bërë një thirrje publike Presidentit të Republikës që të mos dekretojë ligjin për barazinë gjinore, të miratuar së fundmi në Parlament me 77 vota. Në fjalën e tij për media, pastori Akil Pano e ka cilësuar këtë ligj si “antifamilje”, “antiliri” dhe “anti-Zot”, duke paraqitur një listë me 30 arsye pse kreu i shtetit duhet ta kthejë mbrapsht. Në deklaratën për mediat, koalicioni argumentoi se ligji në fjalë cënon rëndë Kushtetutën, familjen si themel i shoqërisë dhe të drejtën natyrore të shqiptarëve. Sipas tyre, ky ligj nuk është një përafrim me Bashkimin Europian, por një largim, duke theksuar se 21 vende anëtare të BE-së e kanë refuzuar këtë model. Ata pretendojnë se ligji synon promovimin e një...