Adriana Kalaja: Humbja e së dielës, më e rëndë se 11 maji

Adriana Kalaja: Humbja e së dielës, më e rëndë se 11 maji

Ish-drejtuesja e Gjykatës së Partisë Demokratike, Adriana Kalaja, ka kritikuar vendimin e PD-së për të mos marrë pjesë me kandidatë të saj në zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki, por për të mbështetur kandidatë të pavarur. Në emisionin “3D” në RTSH, me Alban Dudushin, Kalaja e cilësoi vendimmarrjen si “vendimmarrje të gabuar” dhe “anti-statutore”. “Mos marrja pjesë në zgjedhje është vendim i gabuar, mbështetur mbi një keq-kalkulim… Refuzimi për të marrë pjesë me kandidatë në zgjedhje ishte anti-statutor, me ndikim politik dhe moral, kundër interesave të PD-së dhe demokratëve”, u shpreh Kalaja. Ajo theksoi se situata aktuale e Partisë Demokratike pas këtyre zgjedhjeve ishte “më e keqe” krahasuar me 11 majin, pavarësisht mospjesëmarrjes direkte. Sipas saj, dëmi i strukturave të partisë është faktor kyç. Ajo përmendi ndikimin që ka...