Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Messi vizitoi fshehurazi “Camp Nou”, çfarë surprize! Pak persona në Barcelonë dinin për ardhjen e tij
Lionel Messi u rikthye fshehurazi në “Camp Nou” gjatë vizitës së tij në Spanjë me kombëtaren argjentinase. Mediat spanjolle raportojnë se ylli i mëparshëm i Barcelonës nuk kishte njoftuar klubin për ardhjen dhe u paraqit direkt në stadium, ku stafi i sigurisë e njohu dhe e lejoi të hynte. “Camp Nou” është në proces rinovimi, por Messi dëshironte të shihte fushën ku kaloi mbi 20 vite karrierë. Në Instagram, 8 herë fituesi i “Topit të Artë” postoi foto dhe video, duke shkruar: “Është një vend që më mungon thellësisht… Shpresoj që një ditë të kthehem, jo vetëm për t’u përshëndetur si lojtar, gjë që nuk kam mundur ta bëj kurrë…” Klubi katalanas mësoi për vizitën vetëm ditën tjetër, megjithëse disa drejtues ishin informuar nga shërbimet...