Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Te Chelsea presin Palmer pas pushimit të kombëtareve, lojtari monitoron gjendjen ditë pas dite
11 Nëntor 2025 12:07 Telesport Chelsea shpreson që Cole Palmer të kthehet në dispozicion të trajnerit Enzo Maresca për përballjet e mëdha ndaj Barcelona dhe Arsenal në fund të këtioj muaji. Palmer nuk ka luajtur që nga fundi i shtatorit pas një dëmtimi në ijë dhe ka bërë vetëm katër paraqitje deri më tani këtë sezon. Trajneri Enzo Maresca thotë se “blues” ende duhet të menaxhojnë rikuperimin e tij në baza ditore, por shpresojnë që ai të kthehet shpejt pas pushimit ndërkombëtar. Chelsea udhëton për në Burnley më 22 nëntor përpara se të presë Barcelonën të martën në Champions League dhe Arsenalin të dielën. “Shpresojmë kështu, por me Cole përpiqemi të planifikojmë çdo gjë, përpiqemi të caktojmë orare dhe pastaj duhet ta rishikojmë atë. Në...