Basri Çapriqi: Historia e letërsisë shqipe është shembulli më ekstrem ku historia gllabëron tërësisht letërsinë

Basri Çapriqi: Historia e letërsisë shqipe është shembulli më ekstrem ku historia gllabëron tërësisht letërsinë

Nga Basri Çapriqi Words, words, nothing but words… (fjalë, fjalë dhe vetëm fjalë) është një frazë e shkëputur nga Shekspiri dhe e vënë moto e kongresit të PEN- it Ndërkombëtar, organizatës më të madhe të shkrimtarëve të të gjithë botës, organizuar sivjet në kryeqytetin e kulturës europiane të këtij viti në Linz të Austrisë. Një arsenal i fuqishëm vizuelo- teknik është përdorur për të dominuar kryeqytetin e kulturës europiane me këtë frazë të Shekspirit, për të tërhequr vëmendjen e lexuesit nga pushtetet e fuqishme tek pushteti i fjalës si dhe për të kthyer edhe një herë vëmendjen e krijuesit kah fuqia e fjalës. Kambana të këtilla që vihen në veprim gjithnjë e më shpesh janë sinjale që kërkojnë të aktivizojnë me tërë fuqinë mekanizmin e...