Arrestohen 7 drejtues automjetesh, 1420 gjoba/ Rrugorja e Lezhës shton kontrollet

Arrestohen 7 drejtues automjetesh, 1420 gjoba/ Rrugorja e Lezhës shton kontrollet

Policia Rrugore e Lezhës ka nisur një aksion me ‘dorë të hekurt’ në akset e qytetit, si dhe ato nacionale. Aksidenti i së shtunës në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku mbeten të vdekur 2 persona, pas përlasjes së dy automjeteve ku shkak i ngjarjes rezultoi konsumimi i alkoolit, ka vënë në lëvizje policinë rrugore, të cilët kanë shtuar kontrollet dhe monitorimet në të gjitha akset rrugore të qarkut, duke përdorur teknologjitë më bashkëkohore të kontrollit, përfshirë dronet, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore. Sipas të dhënave, si rezultat i këtyre veprimeve, 7 drejtues mjetesh janë arrestuar, ndërsa 2 të tjerë janë proceduar penalisht, për veprat penale “drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”....