Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Tenderi ishte i Ballukut, Berberi mbylli pazarin me grekun, ja mesazhet e plota të supervizimit dhe ‘martesa’ me…
Inxhinieri Grek, Ioannis Kirkinezis, i cili rezulton të jetë në Shqipëri përfaqësuesi i degës së kompanisë hollandeze “Hill International N.V”, është një nga dëshmitarët “kyç” të SPAK-ut në formësimin e akuzave penale të korrupsionit, shkeljes së pabarazisë në tendera ndaj zyrtarëve të ARRSH-së dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës. Kirkinezis, ka bashkëpunuar në SPAK dhe ka treguar gjithçka mbi tenderin 2 milion euro të hapur nga ministria e Belinda Ballukut, ku sipas tij njeriu që ka bërë pazarin është vartësi i Belindës, Evis Berberi. Sipas rrëfimit të inxhinierit Grek, Evis Berberi, është dhe njeriu që ka bërë shkesin për lidhjen e “martesës” mes kompanisë së tij “Hill International N.V” dhe kompanisë “Net-Group” të Valter Begaj. Sipas tij tenderi është paracaktuar gjatë diskutimeve në kafe. Përmes...