Ish-presidenti kërkoi ndryshim mase, shtyhet seanca për Metën në GJKKO

Ish-presidenti kërkoi ndryshim mase, shtyhet seanca për Metën në GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë seancën për zëvëndësimin e masës për Ilir Metën, i cili kishte kërkuar lirinë. Sipas gazetares së Top Chanel, Anila Hoxha, mbrojta kishte bërë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani. Më herët sipas avokatit Kujtim Cakrani, e njëjta gjyqtare ka gjykuar kërkesa të tjera. Seanca e radhës u la në datën 14 nëntor në orën 9:00.   Top Channel