Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
U gjet i varur në kangjellat e murit rrethues, flasin qytetarët: Jetonte në Itali, pinte shumë alkool
Shtetasi Eduard Çarçani, është gjetur i pajetë në një banesë në fshatin Palasë të Maliqit. 45-vjeçari u gjet i varur në kangjellat e murit rrethues të një banese. Një banor i zonës tha për Top Channel se viktima ka jetuar në Itali dhe ishte person që konsumonte shumë alkool. “Ne nuk dimë gjë. Ai jetonte më shumë në Itali, pak kohë qe ka ardhur. Kishte problemet e tij, pinte shumë. Djali kishte shume vite që jetonte në Itali me të mamanë me motrën edhe dajat andej i kishte, shtëpia ishte e pa banueshme”, u shpreh banori i zonës. Dyshohet se viktima ka dashur të hyjë brenda banesës (që nuk ishte e tij) duke kaluar nga muri por bluza i ka ngecur në kangjellat dhe për...