Roma pret Ramën: Samit historik, por çfarë fiton Shqipëria?

Roma pret Ramën: Samit historik, por çfarë fiton Shqipëria?

Nga Alba Kepi  Më 13 nëntor, në Villa Pamphilj në Romë, zhvillohet samiti i parë ndërqeveritar mes Shqipërisë dhe Italisë. Ngjarja cilësohet historike, pasi dy vendet kanë marrëdhënie të ngushta kulturore, ekonomike dhe politike, por kurrë më parë nuk kanë organizuar një takim të këtij niveli. Italia ka qenë porta kryesore e shqiptarëve drejt Perëndimit dhe një partner i pazëvendësueshëm për zhvillimin tonë ekonomik e politik. Shqipëria, ndërkohë, ndodhet në një moment kyç të rrugëtimit drejt Bashkimit Europian, ndërsa Italia kërkon të rrisë ndikimin e saj në Ballkan dhe Mesdhe, veçanërisht në çështjen e migracionit. Ky samit vjen në një kohë kur Roma po rikthen ambicien e saj për të luajtur rol udhëheqës në rajon, ndërsa Tirana kërkon mbështetje konkrete për integrimin europian dhe zhvillimin...