Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Bylykbashi/ Situata me opozitën në Kuvend, instrument kontrolli që…
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, kërkoi sot që të respektohet rregullorja pikë për pikë, në mënyrë që opozita të ketë hapësirën e vet në Kuvend dhe komisione parlamentare. Në fjalën e tij në Komisionin për Çështjet Ligjore, Bykykbashi u shpreh se ngushtimi i hapësirës së opozitës për debat dhe ngritje çështjesh është thjesht një instrument kontrolli që nuk duhet të transferohet. “Seanca e sotme është për të diskutuar diçka me rëndësi, siç është buxheti i institucioneve të drejtësisë, e përtej kësaj, dua të ngre edhe një herë qartë, prerë që në këtë komision dhe në Kuvend duhet me patjetër që rregullorja të zbatohet pikë për pikë. Një nga arsyet është që opozita të ketë hapësirën që duhet në parlament. Ajo që po ndodh aktualisht dhe kjo...