Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Aksidentet dhe kriminaliteti, Ministrja e Brendshme: Shqipëria, vend i sigurt! Numri i krimeve është ulur
Albana Koçiu TIRANË-Ministrja e Brendshme Albana Koçiu në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes ka bërë bilancin në lidhje me gjendjen aktuale të sigurisë publike në vend, masat e ndërmarra deri më tani nga ky dikaster dhe strukturat vartëse. Gjatë fjalës së saj, ministrja Koçiu theksoi se Shqipëria është një vend i sigurt, duke sjellë në vëmendje shifrat e dukshme që tregojnë për besimin e qytetarëve dhe turistëve në vend. Sipas saj, ka ulje të krimeve të rënda dhe vrasjeve me dashje, duke theksuar se numri i vrasjeve ka rënë nga 41 për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në 29 këtë vit. Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu: Shqipëria është e vend i sigurt, ky është përshkrimi që i ka bërë vendit tonë...