Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Hill: Nuk besoj dhe as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme
Christopher Hill, u dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë luftës në Kosovë, ka vijuar në ditën e dytë dëshminë e tij në Hagë. I marrë në pyetje nga avokati i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiç, ai tha se nuk ka arsye për të besuar se ish-presidenti i Kosovës është përfshirë në aktivitete për të cilat akuzohet. “Nuk kam arsye të besoj, dhe as nuk kam dëgjuar në atë kohë që ai të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme, dhe siç e kuptoj unë, ai është mbajtur i burgosur për një kohë të caktuar lidhur me këto çështje. Pra ndjeva, kur mu kërkua kjo gjë, pasi njerëzit më kontaktuan mua, që duhet të thosha atë që dija në lidhje me situatën”, tha Hill. Hill tha...