Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Konferenca për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë, Rama: Me plot gojën mund të quhet institucion, BSH sfidë të dyfishtë pas 1 shekulli ekzistencë
Kreu i qeverisë, Edi Rama ditën e sotme mori pjesë në konferencën shkencore me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë. Të pranishëm ishin akademikë, ekonomistë dhe ekspertë nga Shqipëria e të huaj të cilët ndanë analiza, studime e vizione për sfidat e ekonomisë moderne dhe të ardhmen e sistemit bankar shqiptar. Në fjalën e tij, kryeministri Rama vlerësoi kontributin e Bankës së Shqipërisë gjatë një shekulli veprimtarie, duke theksuar rëndësinë që ka ky institucion në forcimin e stabilitetit financiar dhe në modelimin e institucioneve të pavarura në vend. Ai nënvizoi se historia e krijimit dhe konsolidimit të Bankës duhet të shërbejë si shembull për ndërtimin e institucioneve të tjera që synojnë të fitojnë pavarësinë dhe besueshmërinë publike. Rama: Detyra e Bankës Qendrore është që...