Zjarr i qëllimshëm në një mobilieri në Vlorë, digjet kati i parë i objektit/ Pronari i biznesit: Hera e dytë që ndodh, s’kam asnjë konflikt me askënd

Zjarr i qëllimshëm në një mobilieri në Vlorë, digjet kati i parë i objektit/ Pronari i biznesit: Hera e dytë që ndodh, s’kam asnjë konflikt me askënd

Një zjarr i qëllimshëm ka përfshirë në orët e para të mëngjesit një mobilieri në lagjen “28 Nëntori”. Sipas burimeve policore, rreth orës 03:00 të mëngjesit, një person i maskuar është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa i afrohet objektit, thyen xhamin e derës me një çekiç dhe më pas, duke përdorur një bidon të mbushur me benzinë, i vë flakën mobilierisë. Autori më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Flakët janë vënë re nga një fqinj, i cili ka njoftuar menjëherë pronarin e biznesit, Eduart Aliko. Ky i fundit ka mbërritur në vendngjarje vetëm pak minuta më pas dhe ka parë se kati i parë i mobilierisë ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vend kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të...