Mister në Maliq, gjendet i vdekur në kangjellat e murit të një banese 45-vjeçari

Mister në Maliq, gjendet i vdekur në kangjellat e murit të një banese 45-vjeçari

Foto ilustruese MALIQ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Plasë të Maliqit, ku një person është gjetur i pajetë pranë një banese. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një 45-vjeçar është gjetur i varur në kangjellat e murit rrethues të një banese. Dyshohet se viktima ka dashur të hyjë brenda banesës (që nuk ishte e tij) duke kaluar nga muri, por bluza i ka ngecur në kangjellat, ndërsa shkaqet që i morën jetën janë ende të paqarta. Gjithashtu, dyshohet që 45-vjeçari të ketë qenë në gjendje të dehur. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po bën hetimet lidhur me rastin, si dhe po kqyr nëse ka plagë në trupin e viktimës, që mund t’i kenë shkaktuar vdekjen. /ZËRI