Sali Berisha tërhiqet nga bojkoti për Belinda Ballukun, fillon protestën dhe heq dorë nga pazaret

Sali Berisha tërhiqet nga bojkoti për Belinda Ballukun, fillon protestën dhe heq dorë nga pazaret

Pas javësh të tëra tensioni dhe hamendësimesh brenda Partisë Demokratike, kryedemokrati Sali Berisha ka befasuar të gjithë me një kthesë dramatike. Burime të sigurta nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, e cila u mbajt dje, pohojnë se Berisha ka ndryshuar qëndrim përballë çështjes “Balluku”, duke u tërhequr nga urdhri i mëparshëm për të mos sulmuar zv/kryeministren dhe protestuar kundër saj, në një kohë që ajo është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për shkelje të barazisë në tendera, lidhur me tunelin e Llogarasë. Disa ditë më parë, Berisha kishte urdhëruar që të gjitha strukturat e PD të mos organizonin protesta kundër Belinda Ballukut, me argumentin se ajo ishte tashmë nën hetim nga SPAK dhe se “shigjetat duhet të drejtoheshin vetëm ndaj Edi...