Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli paraqitet në GJKKO
Kryetari socialist i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli është paraqitur këtë martë në GJKKO. Paraqitje e tij vjen lidhur me seancën e parë paraprake ndaj tij pasi SPAK kërkoi kalimin për gjykim të dosjes së tij. Shkreli akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit. Sipas SPAK ai u kërkoi banorëve vota në favor të PSD-së duke ofruar të mira materiale. Gjatë fushatës kryeministri Edi Rama iu drejtua Shkrelit në një takim: Kristian, mos më luaj me dy porta.Shkreli është përfaqësues i zgjedhur i PS, por njihet dhe si i afërt me PSD e Tom Doshit.