‘Kushtetuesja’ e la në detyrë, vjen urdhri i parë i Veliajt nga burgu: Të nisë puna për…

‘Kushtetuesja’ e la në detyrë, vjen urdhri i parë i Veliajt nga burgu: Të nisë puna për…

Nga qelia ku po mbahet në paraburgim që prej 10 shkurtit të këtij viti, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka urdhëruar nisjen e dekorimit të kryeqytetit me afrimin e festave të fundvitit. “Tirana do të ndriçojë sërish për festat e fundvitit. Edhe pse ndodhet në kushte të vështira, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka urdhëruar që qyteti të fillojë menjëherë përgatitjet për festat e fundvitit. Sipas urdhrit të tij, Ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve do të marrë masat për vendosjen e ndriçimeve dhe zbukurimeve festive në sheshe, rrugë dhe hapësira publike, duke respektuar standardet më të larta të sigurisë, si edhe kriteret teknike dhe estetike të përcaktuara për këtë qëllim.”, thuhet në një njoftim nga Bashkia. Po ashtu, në dokument theksohet gjithashtu se, në zbatim...