“S’kemi vetëm 4 viktima, por…”, Spahiu: Ata që urdhëruan vrasjet e 21 Janarit u kujdesën të zbehin provat!

“S’kemi vetëm 4 viktima, por…”, Spahiu: Ata që urdhëruan vrasjet e 21 Janarit u kujdesën të zbehin provat!

Ish-kryeministri Sali Berisha do të përballet për herë të parë me SPAK, më 14 nëntor, gati 15 vite pas krimit shtetëror të 21 janarit, ku u vranë 4 protestues në Bulevard. Teksa ka komentuar këtë juristi Kreshnik Spahiu, tha se vrasjet në 21 janar kanë qenë me urdhër, duke e lidhur edhe me zhdukjen e kamerave dhe provave. “Ajo është vrasje e organizuar sepse janë provat që bindin se është e urdhëruar. Ata që urdhëruan vrasjen u kujdesen për të zbehur gjurmët. Fakti që videon e asgjësuan do të thotë se s’duan që të dëgjohet se çfarë ka ndodhur. Është penguar grupi hetimor edhe në vendngjarje. Është bërë një vrasje që është dhënë një komand që të qëllohet, sepse nuk është një plumb, sepse nuk...