Kukësi zgjohet pa drita, shkak amortizimi i rrjetit elektrik

Kukësi zgjohet pa drita, shkak amortizimi i rrjetit elektrik

Reshjet e shiut që përfshinë rajonin e Kukësit gjatë natës kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të qytetit. Banorët janë zgjuar mëngjesin e sotëm nën zhurmën e gjeneratorëve, të cilët po përdoren nga bizneset e vogla për të siguruar furnizimin me energji. Mungesa e mirëmbajtjes së rrjetit elektrik bën që defektet të përsëriten sa herë që ka mot të keq. Sipas autoriteteve lokale, reshjet kanë shkaktuar gjithashtu rrëshqitje dherash dhe rënie gurësh në disa segmente rrugore rurale, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Bashkia e Kukësit ka ndërhyrë me mjetet e saj për pastrimin dhe rregullimin e pjesëve të dëmtuara, me synimin për të rikthyer qarkullimin normal dhe për të shmangur izolimin e zonave periferike. Megjithatë, reshjet e fundit kanë pasur edhe ndikim...