‘Alarmi i kuq për ujërat në Shqipëri’, Tepelena: Qindra herë mbi normën e BE-së, situata është kërcënuese për shëndetin

‘Alarmi i kuq për ujërat në Shqipëri’, Tepelena: Qindra herë mbi normën e BE-së, situata është kërcënuese për shëndetin

Nivelet e ndotjes në shumë burime ujore në Shqipëri, përfshirë liqenet, rezervuarët dhe lumenjtë, kanë arritur nivele kritike, duke qenë me dhjetëra e madje qindra herë mbi normat e lejuara të Bashkimit Evropian. Situata është përshkruar si "jo thjesht alarmante, por kërcënuese" për shëndetin publik, duke prekur jo vetëm ata që i përdorin këto ujëra për rekreacion, por të gjithë popullsinë përmes zinxhirit ushqimor. Ndotja, kryesisht me natyrë fekale dhe nga mbetjet urbane, ka kontaminuar rëndë ujërat që përdoren për qëllime të ndryshme. Një nga rastet më flagrante është ai i sportistëve që notuan në liqenin e Farkës, të pavetëdijshëm për rrezikun shëndetësor që u kanosej. Sipas ekspertëve që monitorojnë situatën, zona të tilla duhet të ishin rrethuar menjëherë me shirit sigurie për të ndaluar...