Zgjedhjet lokale në Kosovë, LDK fiton balotazhin, Kurti humb 2 komunat e medha

Zgjedhjet lokale në Kosovë, LDK fiton balotazhin, Kurti humb 2 komunat e medha

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje rezultuan partitë me rezultatet më të mira në zgjedhjet lokale të këtij viti të cilat u përmbyllën me raundin e dytë këtë të dielë, atë të balotazhit. Ai sheh si subjektin më të suksesshëm, Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila fitoi në 5 komuna: Prishtinë, Pejë, Junik, Dragash dhe Viti. Duke i shtuar 2 komunat e fituara në raundin e parë, atë të 12 Tetorit, Lidhja Demokratike e Kosovës e mbyll këtë proces elektoral me 7 komuna të fituara në tërësi. Lëvizja Vetëvendosje arriti të fitojë 4 komuna në raundin e dytë të balotazhit. Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Fushë Kosova dhe Gjilani votuan për kandidatët e partisë së Albin Kurtit. Duke shtuar komunat e fituara në raundin e...