Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Disfata në zgjedhjet e së dielës rindez sherrin brenda selisë blu, Salianji i kërkon llogari Berishës dhe akuzon se…
Disfata që korri Partia Demokratike në zgjedhjet e së dielës, ku edhe pse mbështeti kandidatët e pavarur në pesë bashki, nuk fitoi asnjërën, duket se ka rindezur sherrin brenda selisë blu. Fillimisht ka qenë ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, i cili është shprehur dje kritik ndaj PD-së për humbjen e thellë që pësoi në zgjedhjet që u mbajtën në 5 bashkitë. Në një reagim në rrjete sociale, Salianji drejton gishtin nga qeveria, por gjithashtu bën fajtore edhe partinë e tij, teksa thotë se që nga 11 maji “nuk është në rrugën e duhur”. Ai shpreh keqardhje për faktin se PD-ja zgjodhi rehatinë duke mos dalë me kandidatë të saj, por duke mbështetur kandidatë të pavarur, ndërsa shton se qytetarët i gjykojnë me të drejtë. Duke e...