Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Zjarr në një mobilieri në Vlorë, digjet kati i parë i objektit
Një zjarr ka përfshirë në orët e para të mëngjesit katin e parë të një mobilierie në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e brendshme të biznesit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur izolimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij në katet e tjera të objektit apo në bizneset përreth. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit. Top Channel