Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Kukës, rënie gurësh dhe dherash në disa segmente rrugore

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Kukës, rënie gurësh dhe dherash në disa segmente rrugore

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin e Kukësit gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të qytetit. Banorët janë zgjuar mëngjesin e sotëm nën zhurmën e gjeneratorëve, të cilët po përdoren nga bizneset e vogla për të siguruar furnizimin me energji elektrike. Autoritetet lokale bëjnë me dije se moti i keq ka shkaktuar gjithashtu rënie gurësh dhe dherash në disa segmente rrugore rurale. Bashkia e Kukësit ka ndërhyrë me mjetet e saj për pastrimin dhe rregullimin e pjesëve të dëmtuara, duke synuar rikthimin e qarkullimit normal në këto zona. Ndërkohë, reshjet e fundit kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e rezervave hidrike në Liqenin e Kukësit. Prej dy javësh, niveli i ujit në basenin e liqenit është...