Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Ditë me shi dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për këtë të martë
Kjo e martë do të jetë me mot të vranët e cila do të shoqërohet me reshje shiu. Gradualisht pas mesdite reshjet e shiut do të lokalizohen përgjatë zonave malore, por mbrëmja do të risjellë reshje shiu. Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të arrijë në 17 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi 15 m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë. Top Channel