Sot GJKKO vendos nëse do ta kalojë për gjykim ose jo dosjen ‘Meta’

Sot GJKKO vendos nëse do ta kalojë për gjykim ose jo dosjen ‘Meta’

Ilir Meta TIRANË-Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca e radhës paraprake për dosjen e Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre personave të tjerë. Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim apo do të kthehet për rishqyrtim. Në seancën e kaluar gjyqtarja vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit për ish-presidentin Meta. Gjithashtu SPAK njoftoi për një provë të re, një letërporosi e ardhur nga SHBA që lidhet me pagesa në çështjen e lobimit. Avokati i Metës, Kujtim Cakrani e cilësoi veprimin e organit të akuzës si shkelje të ligjit, pasi sipas tij hetimet janë mbyllur dhe nuk mund të paraqiten prova të reja. SPAK mbylli hetimet për Kryemadhin dhe Metën më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund...