Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
SPAK troket te shtëpia e Berishës për “21 Janarin”, Anila Hoxha zbulon detaje nga fletëthirrja
Në të njëjtën ditë kur ish kryeministri konfirmonte se do paraqitej nëse pyetej nga SPAK, prokurori i posaçëm Alfred Shehu siç tregojnë shkresat përgatiti urdhrin për ta pyetur ish kryeministrin si person që ka dijeni për 21 janarin. Kërkesa ndaj ish kryeministrit është që Sali Berisha të paraqitet të premten në orën 10:00. Kjo shkresë që mban datën 7 nëntor dhe TCH disponon bëhet me dije se prokurori, i cili po heton kallëzimin e familjes së Aleks Nikës thotë se për nevoja të hetimit me urdhrin e datës 3 nëntor 2025 urdhërohet thirrja e shtetasit Sali Berisha. Gazetarja Anila Hoxha sjell detajet: “Sikurse është bërë e ditur jozyrtarisht këtë të premte, në orën 10:00 Sali Berisha është thirrur në SPAK. Kërkesa e parë ishte ajo...