Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
“Dua të shënoj sa më shumë gola”, Shpendi përgjigjet për zërat e merkatos: Ja e vërteta me Fiorentinën
Kristjan Shpendi po shfaq vazhdueshmëri me fanellën e Çezenës. Edhe në këtë sezon të ri sulmuesi shqiptar nuk e ka humbur nuhatjen e tij për golin. Mbrëmjen e djeshme ai shënoi golin e 5-të në Serinë B, ku gjithashtu numëron edhe 2 asiste. Në një intervistë për “TMW” në “Gran Gala del Calcio”. Shpendi ka dhënë përshtypjet e tij për këtë sezon të ri, si dhe ka kthyer edhe një përgjigje për zërat e merkatos për një transferim të mundshëm te Fiorentina. “Ka qenë një sezon i shkëlqyer për ne te Çezena. Ishim një ekip i sapongjitur, por patëm një sezon të shkëlqyer. E nisëm mirë këtë vit përsëri. Dje shënuam një fitore të madhe para tifozëve tanë. Gjithçka po shkon mirë, shpresojmë të vazhdojmë...