Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
SYRI TV/ PD mbledhje urgjente e grupit parlamentar: Do të shkohet drejt protestës kombëtare
Partia Demokratike do të bëjë të gjitha përpjekjet për rikthimin e Parlamentit në shinat e Kushtetutës, deklaroi lideri i opozitës, Sali Berisha, pas një mbledhjeje urgjente të grupit parlamentar të PD-së. Berisha theksoi se aktualisht Kuvendi është shndërruar në një instrument opresiv ndaj opozitës dhe qytetarëve shqiptarë. Ai konfirmoi gjithashtu vendosjen e një platforme para Kryeministrisë, ku do të kërkohet largimi i Edi Ramës dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku, si një hap i parë në aksionin opozitar. Gjatë mbledhjes, lideri i PD-së shpalli se opozita do të përdorë të gjitha mjetet e mundshme për rikthimin e Kuvendit në funksionim, mbi bazat e Kushtetutës dhe ligjeve, pasi aktualisht Kuvendi nuk po përmbush rolin e tij për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e qytetarëve. Sipas...