Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Këlliçi: Delegacioni i BE i keqinformuar, deklarata e Berishës nuk ishte fyese
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi reagon ashpër ndaj vendimit të Komisionit të Etikës në Parlament, duke e cilësuar përjashtimin e Berishës si një veprim të paprecedentë dhe politikisht të motivuar. “Një mbledhje e turpshme e Komisionit të Etikës në Parlament, i cili në rastin më të paprecedentë dhe të tupshëm për jetën parlamentare shqiptare vendosi përjashtimin e kreut të opozitës, e kryetarit të Partisë Demokratike, doktor Berishës me 10 ditë, për një deklaratë të dhënë jashtë ambjenteve të Parlamentit. Zoti Berisha është përjashtuar ditën e sotme nga PS-ja për shkak të një deklarate krejt korrekte, pa cënuar dinjitetin dhe figurën e askujt, madje duke respektuar të gjitha liritë dhe dinjitetin e njeriut, në këtë rast edhe të vetë Ambasadorit të BE-së në Shqipëri duke cituar...