Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ligji për barazinë gjinore, ambasadorja franceze: Të drejtat e njeriut, vlera themelore të BE-së
Ambasadorja e Francës, Catherine Suard, gjatë një vizite në Korçë, sot më 10 nëntor, komentoi disa çështje të rëndësishme politike në vendin tonë. Duke komentuar ligjin mbi barazinë gjinore, ambasadorja Suard u shpreh se të drejtat e njeriut qëndrojnë në themel të vlerave të Bashkimit Europian. “Ajo që mund të them është që të drejtat e njeriut, mosdiskriminimi kundrejt çdo lloj njeriu dhe popullsisë dhe barazia e gjinive janë vlerat thelbësore të Bashkimit Europian. Nuk ka një direktivë të BE-së, të gjitha tekstet e BE-së mbrojnë të drejtat njerëzore dhe mungesën e diskriminimit; është zemra e të drejtës në BE dhe është zemra e diplomacisë franceze gjithashtu”, tha ambasadorja. Suard foli edhe për raportin e fundit të Këshillit të Europës mbi standardet e BE-së në Shqipëri. Ajo u shpreh se raporti ishte pozitiv. “Raporti që u...