Dyshohet se është shqiptar/ Çfarë zbuloi policia greke në trupin e viktimës së djegur brenda makinës

Dyshohet se është shqiptar/ Çfarë zbuloi policia greke në trupin e viktimës së djegur brenda makinës

Të tjera detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që është regjistruar në në Skourta, Viotia të Greqisë, ku thuhet se personi i gjetur i djegur në makinë është një shtetas shqiptar. Mjeku ligjor që po heton rastin ka identifikuar një objekt metalik brenda trupit të viktimës, e cila u gjet e djegur brenda një automjeti ditë më parë dhe dyshohet se është një shtetas shqiptar. Sipas mediave greke, dyshohet se objekti metalik i përket predhës së plumbit që i ka marrë jetën personit, para se trupi i tij të digjej. Viktima u gjet të premten e kaluar, e djegur dhe e prangosur, brenda një automjeti të vjedhur, ndërsa policia greke ka marrë mostra ADN-je nga një i afërm i një...