Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Humbi zgjedhjet në Vlorë, kandidati i PD: Patronazhistët më telefonuan edhe mua 2 herë
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Vlorës, i mbështetur nga Partia Demokratike, Dionis Sota, ka reaguar pas humbjes së thellë përballë kandidates socialiste Brunilda Mersini. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sota ka falënderuar të gjithë ata që e votuan dhe mbështetën gjatë kësaj fushate,. Sota thotë po ashtu se në 9 nëntor doli zbuluar forca e vërtetë e strukturave patronazhiste me fleta nëpër duar, duke telefonuar ç’do qytetar të bashkisë Vlorë. Ai thotë gjithashtu se kjo nuk është rruga e duhur për të shkuar në Europë, por është rruga e duhur për të shkuar para dyerve të SPAK. Reagimi i Sotës: Ju falenderoj nga zemra tẽ gjithë ju që besuat tek unẽ dhe tek vizioni qẽ shpalosa: Njẽ Vlorẽ Evropiane pẽr tẽ gjithẽ! 2333...