“Rezervisti” i Man. United kërkon të transferohet te Reali, por madrilenët nuk e duan

“Rezervisti” i Man. United kërkon të transferohet te Reali, por madrilenët nuk e duan

10 Nëntor 2025 19:25 Telesport I konsideruar si një nga talentet e mëdha të futbollit anglez, Kobbie Mainoo, ka përfunduar në radarin e shumë klubeve të mëdha. Megjithëse, aktualisht ka një rol dytësor tek United, pasi nuk preferohet si titullar nga trajneri Ruben Amorim, Kobbie Maino konsiderohet si një mesfushor tejet cilësor, aq më tepër është vetëm 20 vjeç. Sipas asaj që raporton “Defensa Central”, lojtari ka shprehur dëshirën për t’u transferuar te Real Madrid, në formë huazimi ose transferimi përfundimtar. Megjithatë, pavarësisht cilësive të Maino, ai nuk është profili që po kërkon klubi madrilen për të përforcuar mesfushën. Ndërkohë, Manchester United e konsideron atë një aset të rëndësishëm, por “Djajtë” nuk e kanë përjashtuar mundësinë e largimit të tij nëse arrin një ofertë bindëse...