Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Nëse nuk arrin dot Julian Alvarez, Barcelona ka gati planin B
10 Nëntor 2025 19:48 Telesport Edhe pse Atletico Madrid e ka bërë të qartë disa herë që nuk e mendon largimin e Julian Alvarez gjatë verës së ardhshme, te Barcelona vazhdojnë të shpresojnë për transferimin e sulmuesit argjentinas. Për Alvarez ka interes edhe nga PSG-ja, dhe klubi francez është i gatshëm të dërgojë një ofertë shumë herë më të madhe se ajo e Barcelonës, duket ditur situatën financiare të të dy klubeve. Në këtë situatë, te Barcelona po përgatiten për një plan B, në rast se nuk realizohet dot transferimi i Julian Alvarez. Plani B i Barcelonës quhet Karl Etta Eyong, sulmuesi i ri i cili po shkëlqen këtë sezon në La Liga dhe ka një klauzolë lirimi 30 milionë euro, shifër e përballueshme nga...